OBSH: Investoni në shëndetësi, është prioritet, shqetësim për buxhetin e ulët të Shqipërisë

Pa njësistem shëndetësor të fortë, shumë vende të botës, pa përjashtuar as Shqipërinë,do mbingarkohen dhe pushojnë së funksionari prej morisë së rasteve mekoronavirus. Kreu i OBSH-së kërkon koordinim mes shteteve për forcimin esektorit kyç në këtë periudhë pandemie.

Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë,Tedros Adanom, thekson se pandemia e kovidit-19 kërkon të bëhen investimemadhore në sistemin shëndetësor.

SHBA-ja, Brazili dhe India kanë aktualishtgati gjysmën e të gjitha rasteve të konfirmuara në botë.

Nga mbi 19 milionë të infektuar që numërohen nëmbarë globin, apo 18 milion raste më shumë se në datën 1 prill, rreth 715 mijënuk i kanë mbijetuar dot sëmundjes infektive.

"Pandemia nuk ka kursyer asnjë vend me tëardhura të ulëta, të mesme apo të larta. Dy Amerikat mbeten epiqendra aktuale evirusit, por ekzistenca e tij po vë në rrezik jetët kudo. Zgjidhja më e mirë ështët'i bindemi shkencës dhe ta mposhtim së bashku këtë pandemi."

OBSH-ja apelon për përpjekje të bashkërenduarapër të forcuar sistemet shëndetësore.

Për rastin e Shqipërisë, edhe OKB-ja në njëraport të fundit shprehu shqetësim për investimet e pakta që qeveria shqiptareparashikon për këtë sektor, nga më të ulëtat ndër vendet e rajonit.

Pa mbështetjen e duhur, sistemi shqiptar mundtë pushojë së funksionari prej mbingarkesës nga pandemia e kovidit-19.

"Shëndeti shihet shpesh si një kosto, porpandemia e parë e koronavirusit në histori na ka treguar sa kritik është investiminë sigurinë kombëtare dhe në sigurinë e shëndetit kolektiv. OBSH-ja i jepprioritetin më të lartë mbështetjes së çdo vendi, me të ardhura të larta a tëulëta, për të ngritur sisteme shëndetësore cilësore për të gjithë."

Pas vatrave fillestare në Evropë, më pas nëAmerikë dhe në Rusi, vala infektuese vijon të godasë edhe vendet afrikane, qëtani konfirmojnë më shumë se 1 milion raste në total.

Edhe në Indi, bilanci i bartësve tëkoronavirusit u rrit të premten në 2 milionë dhe ai i jetëve të humbura në 40mijë.

Prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, meseli në një nga qytetet indiane, ka rritur kapacitetet për të prodhuar deri 1miliardë doza të vaksinës së zhvilluar më ndihmën e Universitetit të Oksfordit,tashmë në fazën e fundit të testimeve klinike në Brazil dhe në Afrikën e Jugut.

Shkencëtarët shpresojnë ta kenë gati vaksinënpër përdorim urgjentet brenda muajit tetor.