Radhë për tampon, mbyllet kufiri me Greqinë natën, fluks në Kakavijë

Mëngjesi i kësaj të premteje ka regjistruarnjë fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Autoritetet greke vendosën mbylljen e kësajpike kalimi mbrëmjen e 6 gushtit nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit,si pjesë e masave të marra kundër përhapjes së COVID-19.

Në kufi u krijua radhë e gjatë mjetesh pasipala greke punon vetëm me dy sportele dhe të gjithë qytetarëve që hyjnë u bëhettamponi.

Aty ndodhet gjithashtu dhe një grupepidemiologësh për marrje të tamponin për COVID-19.

Të gjithë shtetasve që kalojnë nga kjo pikëkufitare pas tesimit rezultati u dërgohet me postë në adresën që deklarojnë nëkufi.

Të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Greqipas 16 gushtit janë të detyruar të karantinohen për 7 ditë.

Mbyllja e kufirit në Kakavijë në mbrëmje do tëjetë në fuqi deri në një urdhër të dytë nga autoritetet greke, ndërsa kufijtëdo të jenë të hapura çdo ditë nga ora 06:00-22:00, ku do të lejohen të kalojnëkufirin vetëm shtetasit grekë, shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimigreke dhe minoritarët me kartën përkatëse.

Vetëm në orët e para të mëngjesit kanë hyrë nëterritorin tonë nga Pika Kufitare e Kakavijës 500 shtetas dhe 300 automjete.

Gjithashtu kanë dalë nga kjo pikë kufitare 400shtetas dhe 250 automjete nga ora 6 e mëngjesit kur nisi sërish lëvizja dhe uhap kufiri.

https://youtu.be/e9KeOSvipOo