Panairi i Librit, më shumë se 100 shtëpi botuese garojnë për 100 vjetor
Panairi i librit këtë vit vjen me një super garë botuesish për shitjen e librave. Janë më shumë se 100 shtepi botuese dhe institucione që do të jenë pjemarrëse në këtë edicion të 15 të panairit të librit, i cili mbahet në datat 14 -18 nëntor.Në një interviste për Ora News kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, bën me dije se në këtë garë do jenë në dispozicion për herë të parë të gjitha katet e Pallatit të Kongreseve dhe pritet që të ketë një pjesmarrje maksimale edhe nga të huajt në pjesën e stendave dhe personaliteteve të ftuar.Një lajm i keq nga kryetari i Shoqatës së botuesve vjen për të gjitha ata të cilët janë përjashtuar nga ky event për shkak të vonesës së aplikimeve, të cilët e kanë humbur shansin të zënë një vend në stendat e panairit.Edhe këtë vit sipas Ymerit nuk do të mungojnë edhe botimet nga autorët më zë zë shqiptarë dhe të huaj, ku sigurisht fokusi dhe kryefjala e këtij edicioni do të jetë 100-vjetori i pavarësisë, rreth së cilës do të ofrohen edhe titujt më atraktivë.