Masat e sigurisë për Clinton, si qëndroi i blinduar kryeqyteti shqiptar
Vizita e Hilari Clinton është kryer në kushte larta sigurie, ku ka paralizuar kryeqytetin për rreth 7 orë. Që nga ora 10:00 e mengjesit u ndalua qarkullimi në rrugën Rinas-Tiranë si dhe në akset dhe bulevardet kryesore të Tiranës.600 forca policore kanë qënë në detyrë si rreth 600 të tjerë kanë qënë në gadishmëri, duke shtuar këtu agjentë të SHISH dhe efektivë të gardës. Gjithashtu prej një jave kishin mbërritur në Tiranë dhjetra marinasa, të cilët ishin në gadishmëri.Ndërsa qëndra e Tiranës dhe rrugët kryesore ishin të bllokuara për shkak të sigurisë së Sekretares së Shtetit, pjesa periferike e Tiranës ishte në kaos të plotë.Trafiku i bllokuar që në orët e para të mengjesit e beri ditën të pamundur për qytetarët, ku shumica e tyre nuk ka mbërritur në orar në destinacion, duke u vonuar me disa orë.Ndërkaq në intenerarin që ndoqi eskorta e kryediplomates amerikane u ndalua qarkullimi prej orës 10:00 të mengjesit deri në orën 17:00. Duke filluar nga takimi i saj i parë me Presidentin Nishani në Pallatin e Brigadave, pastaj në selinë e qeverise me Kryeministrin Berisha.Më pas me fjalimin e saj në parlamentin si dhe takimin me kreun e opozitës Rama në hotel Sheraton. Gjatë kësaj kohë Tirana ngjante me shumë me një shtetrrethim, ku kalimi pranë këtyre institucioneve i qytetarëve ose nuk ishte i lejuar, ose mbikqyrej nga forca të shumta të rendit.