FRD: Mbështesim mesazhet e Clinton për dialog mes palëve

Fryma e Re Demokratike përshëndet vizitën e Sekretares Amerikane të Shtetit, Hilary Clinton në Shqipëri dhe vlerëson rolin e SHBA në mbrojtje të lirisë, paqes dhe demokracisë.Në një deklaratë për mediat FRD vlerëson se vizita e Zonjës Clinton në Shqipëri, në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë është tregues i mbështetjes së SHBA për popullin shqiptar, sakrificat e përpjekjet e tij në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës si dhe për rolin e Shqipërisë si faktor i qëndrueshëm stabiliteti në Ballkan e më gjerë.Fryma e Re Demokratike mbështet plotësisht mesazhet e zonjë Clinton për një proces të ndershëm dhe ligjor zgjedhor, luftë pa kompromis ndaj korrupsionit në cdo nivel si dhe mesazhin për nevojën e një bashkëpunimi dhe dialogu politik mes palëve, në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë.