Elbasan, vritet me thikë 25 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2012, 17:06
Një i ri ka gjetur vdekjen në qytetin e Elbasanit, teksa është qëlluar me armë të ftohtë thikë. Mësohet se viktima është shtetasi Klodian Lumani, rreth 25 vjeç.Sipas policisë së Elbasanit 25 vjecari ëhstë qëlluar me thikë në zemër në rrethana ende të paqarta, ku dhe është plagosur rëndë.Menjëherë ai është transportuar me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të rënda dhe depërtimit të thikës në afërsi të zemrës ai ka ndërruar jetë.Policia nga ana tjetër ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.