PDIU: Aleanca me SHBA, parakusht për zgjidhjen e çështjes kombëtare
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet në mënyrë të përzemërt vizitën e Sekretares Amerikane të Shtetit, Hilari Klinton dhe në mënyrë të vecantë mesazhet e përcjellura prej saj në drejtim të liderve të vendit dhe popullit shqiptar.Përmes një deklarate për mediat menjëherë pas largimit të Clinton nga vendi ynë, PDIU thekson se si parti e përkushtuar ndaj çështjes çame, është e inkurajuar prej mesazheve të Clinton, e cila në cilësinë e senatores 10 vjet më parë, ka ngritur çështjen came në institucionet e SHBA, nje veprim ky qe sipas PDIU-së krijoi mjaft shpresë në komunitetin tone dhe gjallëri në ndër-kombëtarëzimin e çështjes.PDIU shton më tej se Klinton, vetëm dhe familjarisht ka vulën e vet të angazhimit politik e shpirtëror në ngjarjet e kombit tone, si në në pavarësinë e Kosovës, në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, të cilat janë prova reale të aleancës strategjike të shqiptarëve dhe amerikanëve.“Klinton rikonfirmoi aleancën Shqipëri-SHBA dhe për 100 vitet e ardhshme. Kjo aleancë është parakusht për zgjidhjen e çështjes kombëtare në një rajon, ku ka mjaft armiqësi”përfundon deklarata e PDIU-së.