Greqi, kontroll të rreptë deputetëve. Urdhëri pas incidentit me Agimin e Artë në parlament

Asnjë deputet që mban arme me vete nuk do te hyjë në parlament. Ky ka qënë urdhri i Kryetarit të parlamentit grek Vangelis Meimarakis, i cili dha urdhër të enjten të mos lejohet hyrja për çdo deputet, i cili nuk i bindet masave të reja të kontrollit për armë zjarri.Presidenti i parlamentit ka informuar autorët, pak para mbajtjes së Konferencës së Kryetarëve, e cila po trajton përsëri çështjen për parandalimin e armëve për deputetët që hyjnë në parlament."I kam dhënë një mandat shumë të qartë policisë dhe kushdo deputet që nuk i bindet masave të kontrollit, nëse kalon nga kontolli i sigurisë dhe bie alarmi, atëherë nuk do ti lejohet të hyjë në parlament" tha Kreu i parlamentit helen.Në pyetjet e gazetarëve se çfarë do të ndodhë nëse deputetët nuk pranojnë të dorëzojnë armën dhe përpiqet të hyjë në parlament, Meimarakis tha se "Atëherë u them deputetëve të mos guxojnë të hyjnë në parlament, sepse do të shkoj vete te hyrja dhe do ti nxjerr jashtë. Dhe jo vetem kaq, tha ai, por do të publikoj emrin e tij, cilidoqoftë ai, në të gjitha mediat. "Urdhri i kreut të parlamentit vjen pas ngjarjeve te pazakonta gjatë kovëve të fundit në parlamentin grek. Disa dite me pare gjatë një seance njëri prej deputetëve të partisë neonaziste Agimi i Arte ka shpërthyer në sharje të ashpra ndaj të gjithëve, duke bërë thirrje naziste si "Rroftë Hitleri" në parlament.Nënkryetari i Parlamentit ka urdhëruar përjashtimin e deputetit neonazist, Panajotis Iliopulos. Kjo ishte hera e pare në vendin demoratik që u urdherua te nxirrej me dhune nga salla nje deputet.Meimarakis deklaroi se gjithashtu porta magnetike do të zhvendoset në hyrjen e parë të parlamentit. Ndërkohë, kryetari i Dhomës hodhi poshtë akuzat që i atribuohen atij për ndryshimin e rregullores. “Ishte një ankesë e paqartë dhe mori menjëherë masa që duhej. Urdhërat e mija, tha ai, janë disiplinore dhe administrative ".