Ambasadori kosovar nën akuzë, Selimi nesër para EULEX për krime lufte
Fati i ambasadorit të Kosovës në Shqipëri do të vendoset të premten, ku gjykatësi i EULEX'it do të vendos nëse do ta lërë atë të lirë apo do ta coj në paraburgim.Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuza të rënda të lidhura me kohën e luftës ndaj të paktën 7 personave, mes të cilëve ndaj dillomatit kosovar dhe zyrtarë të larte të Kosovës.Të premten Ambasadori i Kosovës në Shqiperi, Sylejman Selimin, deputeti i PDK-së Sami Lushtaku, kryetari i komunës Skënderaj, ish-truproja i kryeministrit Hashim Thaçi, Sabit Geci, Sahit Jashain, Ismet Haxhën do të të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake , i cili do të vendos nëse të dyshuarit do mbahen në paraburgim apo do të lihen te lirë.Policia e EULEX-it në bashkërendim me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës kanë ngritur akuza ndaj shtate ushtareve për krime lufte kundër popullsisë civile në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likovc komunën e Skenderajit.Avokati i Selimit tha se klienti i tij nuk ka ftesë për t'u paraqitur, por ai ka konfirmuar se mbi klientin e tij rëndojnë dyshime për krime lufte.Misioni i EULEX është fokusuar në punën e tij për zbardhjen e krimeve të luftës, duke trajtuar plot 101 çështje dhe duke lënë në plan të dytë hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.E përditshmja kosovare "Express" ka publikuar një pasqyrë të punës së misionit evropian për rendin dhe ligjin, duke vënë në dukje se çështjet e hapura për krime lufte janë mbi 100.