Qiramarrësit në Strasburg, avokati: Gjykata na kërkoi menjëherë detaje

Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Qiramarrësve, ligji ka hyrë në fuqi dhe duke filluar nga 1 nëntori mbi 3.100 familje duhet tu lirojnë banesat ish pronarëve.Avokati mbrojtës i Shoqatës së qiramarrësve, Dorian Matia, i ka dërguar një kërkesë Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strazburg.Sipas avokatit, kjo korrespondencë urgjente ka sjelle edhe reagimin e parë , ku Gjykata e Strazburgut i është përgjigjur kërkesës duke kërkuar më shumë informcione në lidhje më këtë proces dhe zbatimit të tij.Ky ligj ka përcakltuar se qiramarrësit duhet ti drejtohen entit të banesave, ku mund të marrin kredi në një bankë, mund të strehohen në banesa sociale ose në shtëpitë e të moshuarve, në rast se nuk kanë mbeshteje nga familjarët.Por edhe për këto nene, avokati thotë se është një proces i veshtire per tu zbatuar, sepse shumë prej tyre nuk kanë mundësi të marin kredi e komunat e bashkitë nuk kanë banesa sociale për t'ua vënë në dispozicion.E ndërsa ligji hyn në fuqi dhe këta qiramarrës duhet të lënë shtëpinë, avokati paralajmëron se ky proces nuk do të kaloj ëpa debate, sepse këto familjarë e kanë të pamundur të sigurojnë strehim në një tjetër banesë.