Panariti: Analiza në laboratorët shqiptarë dhe të BE-së

Ministri i bujqësisë Edmond Panariti ka kërkuar më shumë analiza të prodhimeve bujqësore për të siguruar shëndetin e  konsumatorëve shqiptar dhe të eksportuesve.Kjo deklaratë erdhi gjatë një takimeve me strukturat drejtuese të shtatë laboratorëve rajonale në vend. Kreu I bujqësisë kërkoi më shumë impenjim të specialistëve  në përmbushjen e detyravePanariti: Duhet të përgatiteni për të rritur kapacitetet pritëse dhe monitoruese të mostrave që vijnë nga të gjitha nivelet, që nga serat, stallat, transporti, magazinat, dyqanet. Nga të gjitha zinxhirët.Panaritit deklaroi se është kërkuar që analizat e prodhimeve tona të kryhen paralelisht në laboratorët shqiptare dhe në disa laboratorë të certifikuara nga BE, në Itali dhe Francë.Panariti: Janë një kriter i saktësisë dhe zbulueshmërisë të analizave dhe këto bëhen nga të gjithë laboratorët evropianë, të cilët në mënyrë sistematike i qarkullojnë mostrat. Këtë do ta vendosim në mënyrë praktike.Ministria do të nisë së shpejti disa trajnime me stafet e laboratorëve në vend për ti  azhornuar me  informacionet më të fundit dhe me kërkesat në rritje për standardizim dhe çertifikim të produkteve bujqësore dhe blegtorale./Ora News/