Veliaj përuron punimet në rrugën “Piro Goda”: Mbajtëm premtimin

Bashkia e Tiranës ka përfunduar punimet e rrugës Piro Goda në zonën e Kombinatit. Banorët tashmë mund të shfrtyëzojnë rrugën e rindërtuar të pajisur me sinjalistikën e nevojshme. Ndërhyrja në infrastrukturë në rrugët ktyesore dhe dytësore ka qënë një ndër premetimet kryesore të Veliaj gjatë fushatës së tij për bashkinë e qytetit. Banorët e rrugës "Piro Goda" në zonën e Kombinatit në Tiranë do të shfrytëzojnë rrugën e sapo ndërtuar. Bashkia e Tiranës nëpërmjet këtij investimi i ka dhënë fund amortizimit të këtij segementi. Ky ishte një premtim i bërë nga Veliaj gjatë fushatës për bashkinë e tiranës. përurimin e punimeve, Kryetari i Bashkisë e konsideroi se mbajtje të premtimit për njësinë administrative nr 6.Veliaj: Sot mbajmë një premtim që e dhamë ekzaktësisht një vit më parë në fushatë. Kjo është një zonë shumë e rëndësishme e Kombinatit, nëj lagje e re, me njerëz që kanë ardhur vitetet e fundit janë legalizuar dhe tani po urbanizohet.Të tjera ndëryje priten të realizohen nga bashkia gjatë këtij mandati.Veliaj: Brenda këtij viti, do të mbarojmë të gjitha kopshtet që kemi nisur, ku do të preken edhe kopshtet e Kombinatit, do të përfundojmë edhe investimet e tjera për të urbanizuar zonën dhe investimet e radhës në Kombinat do të jenë: rehabilitimi i rrugës nga Kombinati Ushqimor deri në Sharrë dhe rehabilitimi i varrezave të Sharrës.Sipas bashkisë, në këto 10 muaj në drejtim e së majtës kanë përfunduar mbi 20 investime të kësaj natyre në lagje, si dhe 10 rrugë kryesore që lidhin arterie në zona të ndryshme të Tiranës./Oranews.tv/