Të gjithë në këmbë për përgjimet, 5 orë raportim nga Ajazi, Tahiri, Çako dhe Llalla

Për më shumë se 5 orë në Komisionin e Sigurisë është mbajtur një seancë dëgjimore në lidhje me një pajisje me të cilën hidhen dyshime se janë kryer përgjime të  një numri të madh zyrtarëshTë paktën ky është pretendimi i opozitës.I pari që dëshmoi dhe iu përgjigj pyetjeve të deputetëve ishte kreu i SHISH Visho Ajazi. Sipas kreut të Shërbimit Informativ dy muaj më parë kishte mësuar për futjen në Shqipëri të pajisjes IMSI Catcher  dhe që ishte vendosur në Vlorë për trajnim.I shqetësuar për faktin se pajisja kishte hyrë pa u deklaruar kishte informuar me gojë  Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.  Më pas me kërkesë të Presidentit kishte vënë në dijeni kreun e shtetit.  Kreu i SHISH deklaron se nuk kishte informuar kryeministrin me pretendimin se nuk ishte informacion i konfirmuar nga dy burime. Për asnjë arsye, për asnjë moment ne nuk jemi interesuar të dimë sesi është përdorur kjo paisje pasi nuk është në tagrin tonë" tha Visho Ajazi. Lexoni zbardhjen e deshmise se tijhttps://www.youtube.com/watch?v=i1zlD4qukS8Deshmia e plote e kreut te SHISH Visho Ajazihttps://www.youtube.com/watch?v=eZkMhxDCQ0o Më pas erdhi dëshmia e drejtorit të përgjithshëm të policisë Haki Çako dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në mënyrë kategorike mohuan përgjimet telefonike pasi  nuk lejohen  me ligj, ndërsa pranuan ekzistencën e pajisjes që përdoret për trajnim.Drejtori i Policisë së Shtetit mohon ekzistencën e një pajisjeje përgjimi.  Çako tha se vetë ishte vënë në dispozicion të procedimit penal të Prokurorisë së Tiranës. Gjithashtu  kishte vënë në dispozicion edhe të gjithë burimet njerëzore por dhe dokumentacionin e nevojshëm të pajisjes.Çako pranoi se ishte thirrur në prokurori për këtë çështje por hodhi poshtë se prokuroria kishte hapur procedim penal ndaj tij.https://www.youtube.com/watch?v=vVEmOIQfrKU Më pas erdhi dëshmia e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit pranoi pajisjen e trajnuese por hodhi poshtë pajisjen e përgjimit. Duke i quajtur thashetheme, tha se deklaratat e kreut të SHISH shkelin më shumë sigurinë kombëtare.https://www.youtube.com/watch?v=nw33rzy9wjQ  Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi se kishin nisur hetimet që me 13 maj 2016 dhe do të jetë hetimi që do të zbardhë të gjitha rrethanat, nëse kjo pajisje është futur në rrugë ligjore, nëse është përdorur në rrugë ligjore apo jo. Sic është diskutuar sot gjithë ditën, si informacioni gojor i kreut të SHISH, të dhënat të tjera mediatike është detyrim i prokurorit në çdo rast është kur konstaton një vepër penale, ose kur ka dyshime për një vepër penale, të nisë menjëherë hetimin, aq më tepër kur bëhet fjalë për një vepër penale që cënon sigurinë kombëtare.Llalla: Hetimet kanë nisur më 13 maj, bëhet fjalë për vepër penale që cënon sigurinë kombëtarehttps://www.youtube.com/watch?v=LvEYwFSu1Ks  Seanca dëgjimore u kërkua të mbahej me dyer të mbyllura nga kreu i SHISH me pretendimin se kishte informacione sekrete, por pas debateve u vendos që seanca të mbahej me dyer të hapura.E nisur rreth orës 10:00 seanca dëgjimore u mbyll rreth orës 15:00. Në fund të seancës Noka kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Noka: Nuk ka më dyshime se pajisja e përgjimeve është e paligjshme. Reagon Luan Rama/Oranews.tv/