Clinton fiton në Kentucky, Sanders në Oregon
Kandidatja demokrate për presidente e SHBA Hillary Clinton ka shpallur fitoren në zgjedhjet paraprake të Kentucky, ndërsa kundërshtari i saj senatori Bernie Sanders shënoi fitoren në Oregon.Megjithatë, Clinton mbetet favorite për të siguruar emërimin në korrik, me një epërsi të konsiderueshme të delegatëve.Por zoti Sanders përsëri i ka rezistuar presionit për të hequr dorë nga gara, duke thënë se do të qëndrojë deri në votën e fundit. Rezultati mes dy rivalëve në Kentucky ishte i ngushte, ku Klinton kryesoi me vetëm 0.5% ndaj Sanders.Menjëherë pas rezultatve ish-sekretarja e shtetit shkroi në Twitter: "Ne thjesht fituam në Kentucky, faleminderit të gjithëve për votën, ne jemi gjithmonë të bashkuar".Nga ana e republikanëve tashme nuk ka surpriza, pasi Donald Trump është i vetmi kandidat në garë pas tërheqës së rivalëve të tij Ted Cruz dhe John Casich disa javë më parë.Trump pasi një rezultat të mirë në Oregon. Tashmë demokratët e shohin e Sanders si një pengesë potenciale në garën e demokratëve kundër Trump, i cili tashmë ka zbutur retorikën e tij me qëllim fitoren e shtëpisë së bardhë.