Pajisja e përgjimit, ambasadori Italian: Çështja në hetim, nuk kam komente
Ambasadori Italian në Shqipëri ka reaguar për herë të parë në lidhje me pajisjen e përgjimit që ka ardhur në Shqipëri nga skuadra special e policisë italiane e njohur si Interforca.Diplomati Italian Alberto Cutillo tha se nuk mund të japë detaje në lidhje me një çështje që tashmë është në hetim nga autoritetet.Alberto Cutillo: Nuk mund të komentoj në lidhje me këtë çështje në një kohë që është në zhvillim nga hetimet përkatëse. Aktualisht mund të them që ka vetëm një bashkëpunim maksimal mes Shqipërisë dhe Italisë.Prokuroria shqiptare tashmë është në pritje të përgjigjes nga Interforce për pajisjen që sipas Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako ka shpërbyer për trajnim në Akademinë e Policisë dhe jo për përgjime.Organet e hetimit kanë nisur marrjen në pyetje të personave në dijeni për pajisjen e përfolur të përgjimit. Për gati dy orë zv/drejtori i Policisë së Shtetit Ardian Çipa është marrë në pyetje në lidhje me pajisjen e përgjimit./Oranews.tv/