Mazhoranca kundër propozimeve të PD, Xhafa: Kthen procesin në pikën zero

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafa, nuk e ka pritur mirë draftin e Partisë Demokratike, bashkë me rekomandimet për arkitekturën e sistemit të drejtësisë. Xhafa tha se  kjo është një tenatavivë për të devijaur debatin kushtetues ndërsa ishte i prerë në qendim,  kur deklaroi se negociatat për reformën në drejtësi do të bazohen vetëm në draftin e ekspertëve ndërkombëtarë.Xhafa: Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë negocim jashtë kornizës së Komisionit të Venecias. Nëse opozita ka sot një projekt tjetër kjo do të shqipërohej një përpjekje e re e opozitës për ta shtyrë në kalendat  greke debatin mbi projektin kushtetues për ta vonuar atë, për të mos thënë devijuar. Do ta kthente procesin në pikën zero gjë që nuk do të kishte mbështetjen tonë.Por nënkryeatri i Kosmionit të Posaçëm, demokrati Oerd Bylykbashi, u shpreh optimist në gjetjen e konsensusit mbi propozimet e tyre.Bylykbashi: Ajo që ka rëndësi është se me pozicionimin tonë dhe me propopzimet konkrete për një zgjidhje shumë efikase sesa ajo që ka mazhoranca besoj se do të vijmë në arsyen e përbashkët dhe miratimin e amendamenteve të përbashkëta.Deklaratat erdhën pas mbledhjes së komisionit parlamentar të reformës në drejtësi, ku mazhoranca dhe opozita u dakordësuan për çështjet teknike në kapitullin për prokurorinë, ndërsa çështjet me natyrë politike mbeten pezull.