Krimet e Rënda vendosin “arrest me burg” për Shukri Xhelilin
Dy ditë pas arrestimit, ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili është sjelle këtë të mërkurë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku iu komunikua masa e sigurisë “arrest me burg”.Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, por mësohet se Xhelili dhe avokati i tij kane pretenduar se nuk është konsumuar vepra penale e korrupsionit siç akuzohet nga prokuroria.Avokati Ferdinand Doja, i cili ka marre përsipër mbrojtjen ligjore për ish-kryebashkiakun tha gjithashtu se do ti sugjeronte klientit te tij ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të apeluar vendimin e shkarkimit nga detyraAvokati Doja: Unë si avokat, mendoj se duhet t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Deri më tani nuk jemi drejtuar. Është e drejtë ekspluzive e personit që ka këtë mandat. Në momentin që ai do të më thotë ta depozitojë, do ta bëj depozitimin.Seance pati edhe interesimin e familjareve të ish-kryebashkiakut bashkëshortja dhe fëmijët e tij kanë qëndruar në ambientet e gjykatës në pritje të vendimit që do të merrej për të.Filmimet e transmetuara të enjten në mbrëmje ne emisionin “Të Paekspozuarit” në Ora News, Xhelili i kërkon favore seksuale një vajze të re për një vend pune.Pasi i firmos kontratën, Xhelili dhe vajza takohen në Tiranë dhe shkojnë në një hotel në kryeqytet, mirëpo vajza, që kishte regjistruar gjithçka refuzon të kryejë marrëdhënie seksuale duke u larguar nga hoteli në momentet e fundit. Menjëherë, prokuroria dhe policia e Dibrës nisën hetimet. [caption id="attachment_749483" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Shukri Xhelili duke hyre ne Gjykaten e Krimeve te Renda[/caption]https://www.youtube.com/watch?v=yQ7VsyO_iRUhttps://www.youtube.com/watch?v=Jw5K96E4vns/Ora News/