Borxhi italo-shqiptar, 4 milion euro konvertohen në 11 projekte sociale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2016, 16:37
11 bashki në vend kanë përfituar financime nga konvertimi i borxhit Italian në projekte të ndryshme sociale.Në Ministrinë e Financave është bërë ceremonia për shpalljen e projekteve fituese ndërsa kanë marrë pjesë ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri Alberto Cutillo .Ministri Ahmetaj u shpreh se ky program është një nga shembujt më konkret se si vullneti i mirë i dy qeverive mund të reflektohet në ndryshime me impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.Ambasadori Italian nga ana tjetër premtoi vazhdimin e këtij procesi ndërsa bëri me dije se në të ardhmen do të konvertohen në projekte të tilla edhe 20 milion euro .