Reforma në drejtësi, Meta: Do të finalizohet brenda pak javësh
Kryetari i Parlamentit shqiptar, Ilir Meta e mbylli vizitën e tij në SHBA me takimet që zhvilloi me përfaqësues të Kolegjit Zgjedhor Demokrat dhe Kolegjit Zgjedhor Republikan, ndërsa ishte i ftuar në një bashkëbisedim në Institutin e Politikave Progresive.Fokusi i këtyre takimeve ishte organizimi i fushatave zgjedhore në SHBA dhe veçanërisht përfshirja e të rinjve në politikë.Në fjalën e tij në Institutin e Politikave Progresive kryeparlamentari Meta shprehu bindjen se fale ndihmës së partnerëve të Shqipërisë Reforma në Drejtësi do të finalizohet brenda pak javësh.Meta: Ne jemi duke ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme. Një nga më kritiket për të ardhmen është reforma në drejtësi. Ne jemi me fat që jemi mbështetur në këtë proces nga ekspertiza juaj amerikane dhe nga asistenca e partnerëve tanë në Bashkimin Evropian. Ne i njohim mangësitë tona dhe të funksionimit të institucioneve tona dhe sistemi i drejtësisë është një prej tyre. Kjo është arsyeja përse ne jemi kaq të vendosur për ta miratuar këtë reformë sa më parë që të jetë e mundur dhe në të njëjtën kohë jam i bindur si Kryetar i Kuvendit që ne do ta finalizojmë atë brenda pak javëve.Gjatë bashkëbisedimit të tij në Institutin e Politikave Progresive, Meta foli edhe për krizën e refugjatëve.Meta: Shqipëria nuk është prekur drejtpërdrejt nga kjo valë, por ata tashmë janë në kufijtë tanë dhe ne do të japim kontributin tonë modest për përballimin e kësaj krize. Por kjo duhet bërë në koordinim mes vendeve të Bashkimit Evropian, vendeve që përdoren si rrugëkalimi dhe me asistencën e organizatave ndërkombëtare.Kreu i Kuvendit garantoi vendosmërinë e Shqipërisë për të dhënë kontributin e saj në luftën kundër terrorizmit./Ora News/