Përmbytje në Sri Lanka, dhjetëra viktima e qindra të humbur

Rreth 200 persona rezultojnë të zhdukur pas rrëshqitjeve masive të shkaktuara nga shirat e mëdha në Sri Lanka.Ekipet e emergjencës ende po vijojnë kërkimet për gjetjen e të humburve në masivet e dherave dhe shtëpitë e shembura, me shpresën tashmë të shuar se mund të gjenden në jetë.Deri tani janë konfirmuar 35 viktima, teksa numri pritet të rritet. Shirat e rrëmbyeshëm kanë detyruar 196 mijë njerëz të lënë shtëpitë e tyre teksa më shumë se 350 të tjerë u shpëtuan menjëherë nga ekipet e emergjencës në zonat e prekura të thella në të gjithë vendin.Operacionet janë përqendruar në qytetin e Aranajaka,100 km në verilindje të kryeqytetit, Colombo, ku tre fshatra janë varrosur të martën vonë në qarkun qendror të Kegalle.Përmbytjet dhe thatësira janë ciklike në Sri Lanka, veçanërisht mes majit dhe shtatorit në jug dhe në verilindje nga dhjetori në shkurt.Mbi 300 punëtorë të shpëtimit vijojnë kërkimet në të gjitha zonat e prekura nga katastrofa natyrore./Ora News/