Zbulohet testamenti i Abrinit për sulmet në Paris, i kërkon falje nënës
Hetuesit kanë zbuluar një "testament të fundit" të shkruar nga njëri prej të dyshuarve kryesorë të mbijetuar në shpërthimet e Brukselit.Lajmi është bërë i ditur nga mediat franceze, teksa testamenti është gjetur në një kompjuter të hedhur në një kazan plehrash. Sipas të dhënave paraprake, letra është shkruar nga Mohamed Abrini, i njohur tashmë si "njeriu me kapele", i filmuar nga kamerat e sigurisë në aeroportin e Brukselit.Në muajin prill, pas arrestimit, abrini tha se nuk ishte në gjendje të vriste as edhe një mizë, por teksti sugjeron se ai jo vetëm që kishte mbështetur sulmet e nëntorit në Paris, por kishte dashur edhe të vdiste atje si martir, duke hedhur veten në erë.Sipas televizionit francez BFMTV, kompjuteri është gjetur në një kosh mbeturinash në rrugën "Max Roost” të lagjes “Shaerbek” të Brukselit vetëm një ditë pas sulmeve të 22 marsit që goditën aeroportin Zavantem dhe një nga metrotë e kryeqytetit.Nuk dihet se pse nuk është e bërë ditur deri tani ekzistenca e këtij teksti, kur dihet që përmbajtja e kompjuterit ka qenë kyçe në hetimet e prokurorëve. Prokurori belg ka refuzuar të komentojë pyetjet e ngritura.Në tekstin që mban datën 2 shkurt, Mohamed Abrini shpjegon se ishte vdekja e vëllait të tij në një sulm kamikaz në Siri, në korrik të vitit 2014 që e çoi atë drejt fesë.Në këtë pikë, 31-vjeçari belg me origjinë marokene vendosi t’i bashkohet grupit xhihadist të Shtetit Islamik. Në letrën që kishte tentuar ta fshinte nga kompjuteri, Abrini i përshkruan atentatorët e Parisit si heronj, i kërkon falje nënës së tij, duke shtuar se pret ta takojë atë në parajsë bashkë me të vëllain.Testamenti ka nënshkrimin Abu Yaya, emri luftarak i të vëllait. Që pas kapjes në lagjen e “Anderlechtit” në Bruksel më 8 prill, më shumë se dy jave pas sulmeve që lanë 32 viktima në Bruksel, Abrini është mbajtur në burgun e Bryzhit. Ai po hetohet gjithashtu edhe për sulmet e Paris që vranë 130 njerëz./Ora News/