Homofobia në shkolla, Malaj: Mësuesit trajnim për të drejtat e komunitetit LGBTI
Pjesa më e madhe e mësuesve në 18 shkolla të vendit nuk kanë njohuri për të drejtat e komunitetit LGBTI, sipas një studimi të ambasadës PINK në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga diskriminimi. Sipas studimit kjo është arsyeja që adoleshentët e këtij komuniteti diskriminohen ndaj kërkohet futja në kurrikulat shkollore të njohurive për këtë komunitet. 60 % e mësuesve në 18 shkolla të vendit nuk njohin të drejtat e komunitetit LGBTI ndaj dhe fenomeni i diskriminimit në shkolla është rritur ndjeshëm.Është ky përfundimi i studimit të realizuar nga ambasada PINK në bashkëpunim me komisionerin për mbrojtjen nga diskriminimi dhe Ministrinë e Arsimit.Nisur nga këto të dhëna zv Ministrja e Arsimit Nora Malaj kërkoi trajnim të mësuesve në të gjithë vendin dhe futjen në kurrikulat shkollore të njohurive për komunitetitn LGBTI.Nora Malaj: “Pjesa më e madhe e mësueseve, rreth 60% e tyre nga rezultatet e marra dalin që nuk i njohin mirë të drejtat e fëmijëve dhe si rezultat krijohet kjo problematikë.Është krijuar në katër rrafshe. Rrafshi i parë ishte nevoja për të krijuar një kurrikul. Kurrikula fillon që në sistemin parashkollor, pra fillon që në mekanizmin e parë që quhet kopshti, ku atje, dhe në zhvillimin psikomotor të fëmijës dhe në qasjen e tij, e në zhvillimin e mëtejshëm psikosocial që atij do t’i ndodhë në moshën e pubertetit, prindërit të jenë të mirëorientuar, edukatorët të jenë të mirëorientuar dhe fëmijët të mësojnë hap pas hapi informacionin e nevojshëm sipas grupmoshës që kanë”.Kjo nismë u mbështet edhe nga Avokati i Popullit Igli Totazani.Igli Totozani: “Duhet të ndikojmë në arsim që një brez të rritet i pasur me një kulturë të drejtave të njeriut dhe demokratike, e brenda këtij brezi edhe personat, qytetarët të cilët bëjnë pjesë në komunitetin LGBTI, pra të dy bashkë”.Irma Baraku: “Duhet punuar me mësuesit, me fëmijët dhe nuk duhen përjashtuar bordet e prindërve. Në fund të fundit fëmijët tanë edukohen në shkolla por edukohen edhe në shtëpi. Ne duhet t’i sjellim të gjithë aktorët në të njëjtën tryezë diskutimi”.Studimi është realizuar në 18 shkolla në 6 qytete të vendit: Tiranë, Durrës, Elbasan Vlorë, Korçë e Shkodër./Oranews.tv/