Zgjerimi i transballkanikes, IKMT nis aksionin në Vlorë, preken rreth 120 objekte

IKMT ka nisur prishjen e ndërtesave në rrugën transballkanike , ku Bashkia e Vlorës ka nisur shpronësimin për rreth 120 objekte gjatë gjithë gjatësisë së rrugës.Shembja e objekteve pritet t’i hapi rrugë projektit për zgjerimin e trotuareve dhe gjelbërimin e aksit në gjatësinë e 3.5 km.Aksioni i IKMT mbështetet nga INUV Vlorë dhe policia.Pas ndërhyrjes në mure rrethues dhe godina të pabanuara aksioni do vijojë shtëpitë e banimit. Prej dy muajsh, banorët e rrugës transballkanike kanë kundërshtuar vendimin për prishje të objekteve, pasi thonë se nuk po shpronësohen me vlerën e tregut./Oranews.tv/