Pajisja e përgjimit, Prokuroria merr në pyetje 'kupolën' e Policisë
Katër drejtuesit më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit janë marrë në pyetje nga Prokuroria në lidhje me pajisjen përgjuese, e cila dyshohet se mund të jetë përdorur për përgjime të jashtëligjshme.Pas numrit dy të policisë, Ardian Çipa, prokurorët e çështjesAnisa Qilimi dhe Gjergj Tako kanë marrë në pyetje edhe kreun e Policisë së Shtetit Haki Çako si dhe shefin e operacionales së policisë Artion Duka dhe drejtorin teknik Edmond Goga.Të gjithë zyrtarët e lartë të policisë kanë deklaruar se pajisja përdoret vetëm për të identifikuar numrat e telefonit. Sipas burimeve, ata kanë deklaruar se pajisja nuk është përdorur për përgjime, por vetëm për trajnime.Deputeti Flamur Noka: Për çfarë jeni thirrur në prokurori, në çfarë cilësie dhe për çfarë çështje?Çako: Besoj që Prokurori ka gjetur mënyrën e vet për t’iu bënë në dispozicion një informacion, nuk jam prokuror. Nuk ka hapur në ngarkim tim çështje penale, por fakti është që është hapur një çështje panele për të sqaruar rrethanat. Sa kohë kam respektuar ligjin nuk kam kurrë frikë nga ai.Por pse kanë nisur hetimet? Për, kryeprokurorin Adriatik Llalla gjithçka ka nisur pas një informacioni gojor të dhënë nga kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të dhënat e tjera mediatike. Kreu i Prokurorisë, thotë se bëhet fjalë për një vepër penale që cenon sigurinë kombëtare.“Siç është diskutuar sot gjithë ditën, si informacioni gojor i kreut të SHISH, të dhënat të tjera mediatike është detyrim i prokurorit në çdo rast është kur konstaton një vepër penale, ose kur ka dyshime për një vepër penale, të nisë menjëherë hetimin, aq më tepër kur bëhet fjalë për një vepër penale që cenon sigurinë kombëtare”, tha kryeprokurori Adriatik Llalla në komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare./Ora News/