Bien ndjeshëm të ardhurat, në 4 muaj 108 mln lekë më pak

Të ardhurat nga renta minerare kanë pësuar rënie të ndjeshme, duke reflektuar uljen e çmimit të naftës dhe lëndëve të para në bursa dhe duke vendosur në vështirësi serioze këtë industri. Sipas Ministrisë së Financave, për 4 muajt e parë të këtij viti, të ardhurat nga renta arritën në 749 milionë lekë, me rënie vjetore 108 milionë lekë, edhe pse eksporti për këtë periudhë u rrit me 62%. Përballë kësaj situate dhe rrezikut të falimentimit të shumë bizneseve, qeveria po shikon mundësinë e uljes së rentës minerare, kërkesë kjo edhe e industries vendaseRënia e çmimit të naftës dhe lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare ka ulur ndjeshëm të ardhurat nga renta minerare. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për katërmujorin e parë të këtij viti, të ardhurat nga renta minerare janë realizuar në vlerën e 749 milionë lekëve, duke pësuar një rënie prej 108 milionë lekë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Financat shpjegojnë se rënia e të ardhurave është në reflektim të drejtpëdrejtë të efekteve të rënies drastike të çmimit të naftës bruto në tregun ndërkombëtar.Në kushtet që renta llogaritet si përqindje ndaj vlerës, rezultoi se megjithëse sasia e eksportit të naftës bruto u rrit me 131 mijë ton ose  me rreth 62%, të ardhurat u ulën. Ministria shpjegon se në 4 mujorin e vitit të kaluar arkëtohej nga renta 3.31 lekë/kg, ndërsa në 4 mujorin e këtij viti arkëtohet 1.72 lekë/kg.Rënia e çmimeve në bursa ka vendosur në vështirësi serioze industrinë minerare. Burime nga dikasteri i Financave bëjnë të ditur se ky biznes ka kërkuar zyrtarisht uljen e rentës, në kuadër edhe të propozimeve që po bëhen për paketën fiskale të vitit të ardhshëm. Burimet e mësipërme bëjnë të ditur se po analizohet mundësia e uljes së rëntës, pasi për shkak të ul;jes drastike të cmimeve në tregjet ndrëkombëtare, marzhi fitim/kosto në këtë industri është shumë i vogël dhe shumë biznese rrezikojnë falimentin.TË ARDHURAT NGA RENTA MINERARE(Burimi: Ministria e Financave)4-mujori 2016                    749 mln lekë4-mujori 2015                    857 mln lekëRënia vjetore                       108 mln lekëARKËTIMET NGA RENTA MINERARE(Burimi: Ministria e Financave)4 mujori 2015                     3.31 lekë /kg4 mujori 2016                     1.72 lekë/kg