Nevojitet transplanti i zemrës, familja e një 22 vjeçari: Po lufton me vdekjen

Një 22 vjeçar nga Fieri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Patras në Greqi, ku i riu ndodhej në emigracion. Sipas familjarëve, 22 vjeçari ka rënë në kontakt me një bakter që i ka dhënë miokardit, zmadhim zemre. Të afërmit thonë se mjekët në Greqi kanë kërkuar të bëjë transplant zemre, por kostoja e lartë e ndërhyrjes e ka lënë operacionin pezull.Familjarët e një 22 vjeçari në fshatin Kashisht të njësisë Frakull të Fierit, apelojnë për ndihmë financiare për realizimin e transplantit të zemrës për të riun, që kap koston 150 mijë Euro. Sipas familjarëve Arbiol Rrapaj, prej një muaji në emigracion Greqi, ka rënë në kontakt me një bakter që i ka dhënë miokardit, zmadhim zemre. Të afërmit thonë se nuk kanë asnjë lloj mundësie për të paguar ndërhyrjen për transplantin e zemrës në spitalin e Athinës.Demir Rrapaj , babai i djalit të sëmurë: “Atje është gjendja shumë e rëndë. Djali ka 20 e ca ditë që është i sëmurë. Lajmin na e dhanë të afërmit që janë atje në Greqi. Njerëzit në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, kudo që janë të vënë dorën në zemër për atë fëmijë sepse është një djalë i ri 22 vjeç”.Daja Pëllumb Hyseni: “I duhet shtetit të ndërhyjë, fondacionet, firmat e fuqishme të na ndihmojnë për atë fëmijë, zëre se e kanë fëmijën e tyre. Djali është në gjendje shumë të keqe. Kërkojnë t’i bëjnë transplantin e zemrës dhe rri vetëm me qetësues në spital, asnjë gjë nuk po i bëjnë”.Aktualisht 22 vjeçari ndodhet në Spitalin e Patras në gjendje kritike për jetën, ndërkohë që pas futjes në listë emergjence për transplanat, ka arritur të gjejë dhuruesin, por mungesa e parave për koston e operacionit e ka lënë pezull ndërhyrjen.[caption id="attachment_749302" align="alignnone" width="640"]22 vjecari Ne foto: I riu nga Fieri qe i nevojitet transplanti i zemres[/caption]/Oranews.tv/