Shqiptari sherr me thikë në Bristol të Britanisë, shënjestër një 41 vjeçar

Një infermiere britanike cilësohet heroina e ditës atje, për shkak se shpëtoi nga vdekja një 41-vjeçar, teksa ishte qëlluar me thikë në mes të rrugës.Infermierja nuk ishte në detyrë gjatë momentit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së hënës në Bristol të Britanisë.Me të parë burrin të gjakosur dhe të shtrirë përdhe në grahmat e fundit, infermierja i dha ndihmën e parë duke arritur ta shpëtonte. Autor i ngjarjes dyshohet një shqiptar, sipas medieve britanike.Britanikja “Daily Mail” shkruan se autori i dyshuar i ngjarjes është 32 vjeçari shqiptari i quajtur Kozma Dhaskali, i cili pritet të dalë përpara gjykatës së Magjistraturës në Bristol nën akuzën e tentativës së vrasjes.1 2