Instalohet telemjekësia edhe në Elbasan, investim 2.5 mln USD
Sistemi i Telemjekësisë bëhet funksionale edhe në qytetin e Elbasanit. Qeveria dhe USAID përmes investimit të përbashkët 2,5 mln dollarë, synojnë që nëpërmjet telemjekësisë të shmanget transportimi në rast se nuk është emergjent i të lënduarve apo personave që janë përfshirë në aksidente rrugore. Programi i integruar i telemjekësisë, funksionon në vendin tonë prej vitit 2007Telemjekësia tashmë është instaluar në qytetin e Elbasanit. Me anë të këtij sistemi, mjekët në Universitein e Shkencave Mjekësore Teknike dhe Spitali Rajonal do të mund të konsultohet me rastet me pacientët në Tiranë dhe në qëndrat me të specializuara. Qeveria dhe USAID nëpëmjet një investimi të përbashkët 2,5 mln dollarë, synojnë që nëpërmjet telemjekësisë të shmanget transportimi në rast se nuk është emergjent i të lënduarve apo personave që janë përfshirë në aksidente rrugore.Ilir Beqaj: "Rrëzon barriera apo shkurton kohë në distancë. E shpjeguan shumë mirë mjekët specialistë edhe në spitalin e Elbasanit duke e ilustruar me një rast traume të ditës së djeshme. Mbas telekonsultimit me departamentin e Traumës në Spitalin e Traumës në Tiranë u vendos që nuk qe e nevojshme të transportohej pacienti por u dhanë këshillat e nevojshme që të ndiqte ai në ditët e ardhshme".Programi i integruar i telemjekësisë i mbështetur nga shumë agjenci amerikane funksionon nga viti 2007 duke lidhur në rrjet 5 spitale universitare, 11 spitale rajonale dhe dy spitale bashkiake./Oranews.tv/