Berisha mesazh Ramës: Dibranët do të lënë përjetësisht në autobus

Kryeministri Berisha ka prezantuar sot në Peshkopi kandidatët për deputetë të qarkut të Dibrës.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha premtoi se gjatë 4 viteve të ardhshme do të bëhet gjithçka për të zhvilluar Dibrën por edhe të gjithë Shqipërinë."Do të bëjmë gjithcka për Dibrën e zhvilluar, për Dibrën europiane, për Shqipërinë e zhvilluar, për Shqipërinë europiane. Dibra dhe shqiptarët bën vendin e tyre vend anëtar të NATO-s, së bashku ne ia dolëm që të firmosim marrëveshjen e MSA-së, së bashku ne ia dolëm të ecim vizat dhe të lëvizim të lirë në mbarë Europën, sëbashku ne merituam statusin e vendit kandidat.  Mundi dhe djersa juaja ka bërë që në qarkun e Dibrës të ndërtohen dhe rindërtohen 500 km rrugë, 80 sisteme ujësjellësa dhe kanalizime, 92 shkolla dhe kopshte, qindra km kanale vaditëse. Janë subvensionuar mbi 2600 fermerë me të cilat janë mblellë 2400 ha drurë frutorë. Pra mundi dhe djersa juaj e shndërruan këtë vite në integrim të Shqipërisë” tha Berisha.Kreu i qeverisë premtoi edhe ndërtimin e rrugës së Arbrit dhe krijimin e një universiteti gjatë mandatit të ardhshëm."Do të bëjmë të mundur ndërtimin e rrugës së Arbërit. Rruga do të kishte përfunduar nëse nuk do të dilte një problem gjeologjik me tunelin e Murrizit.  Ky problem e bënte të pamundur ndërtimin e tunelit, u detyruam që ta projektojmë nga e para. Dhe fjala ime para jush është se vepra më e parë e dy viteve të para do të jetë tuneli i Murrizit, rruga e Arbërit, boshti i jugut. Jam këtu për t`ju dhënë fjalën se shumë shpejt do të ngrejmë edhe universitetin e Dibrës. Një nga miqtë e mi më të shkëlqyer, më të mëdhenj që kam pasur në jetën time më thotë një ditë. Sali universitetin më të madh dhe më të shkëlqyer e kam bërë me dibranët. Ndaj dhe universitetin do ta ngrejmë me standartet më të mira” ka theksuar kryeministri.Kreu i qeverisë nuk la pa sulmuar sërish edhe kreun e opozitës për të cilin thekson se erdhi në Peshkopi për të përçarë.“Më lejoni t’i çoj një mesazh shokut Rama, që erdhi në Peshkopi si përcarës sepse platforma e tij është vetëm përçarja. Ju tha se Berisha ju ka injoruar, shkon në Berat ju thotë që uën investoj vetëm në veri. Për këto do ia jepni përgjigjen ju vetë. Erdhi këtu dhe ju thotë socialistëve të Dibrës, ju demokratët ju japin raki me sheqer dhe ju votoni të dehur. Zoti Rama dije se dibranët demokratë dhe socialistë kanë dy tipare të spikatura, të mencur dhe punëtarë. Ti që mendon se i mashtron, gabon, nuk mund të pajtohen me ty, sepse t’i shkelmon me papërgjeshmërinë më të madhe mbi aspirtat e tyre europiane. Nuk mund të pranojmë aktet e tua dibranët dhe dibranët nuk mund të pranojnë asnjë mashtrim tuajin, janë të vendosur që më 23 qershor t’i japin Shqipërisë mandatin e pestë. Do të japin ty leksionin, do të lënë përjetësisht në autobus”, shtoi ai.