Elbasan, aksidentoi për vdekje 45-vjeçarin dhe u largua, arrestohet nga policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2013, 09:11
Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet se me automjetin e tij ka përplasur për vdekje një kalimtar dhe më pas është larguar nga vendngjarja.Riza Osmani është prangosur sot nga uniformat blu pasi mbrëmë në vendin e quajtur Ullishtet në Elbasan ka përplasur me automjetin e tij 45-vjeçarin Shefqet Çekeni.Pas aksidentit, Osmani nuk I ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit por ka braktisur mjetin e tij dhe është larguar nga vendngjarja.Mësohet se trupi i pajetë I 45-vjeçarit është gjetur në rrugë nga kalimtarë të rastit të cilët kanë lajmëruar policinë.Pas hetimeve në vendngjarje policia arriti të identifikojë drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe më pas arrestimin e tij.