Shqiptari peng 2 muaj në Greqi, tortura të tmerrshme ndaj 59-vjeçarit

Historia e tmerrshme e një shtetasi shqiptar dhe torturat që ai ka përjetuar në dy muaj që është mbajtur peng në Greqi janë zbardhur nga mediat helene. Një histori e denjë për filmat e Hollivodit, është ajo e një 59 vjecari shqiptar që për pazare droge është mbajtur peng për dy muaj.Pengmarrësit, mes tyre edhe shqiptarë e kanë dhunuar, e madje i kanë hedhur kripë dhe ujë të nxehtë në plagët e trupit shkaktuar me thikë.Jo vetëm kaq, atij i janë prerë gishtat dhe i janë dërguar në një zarf bashkëshortes së tij duke i kërkuar një shumë prej 130 mijë eurosh në këmbim të lirimit të 59-vjecarit. Zarfi shoqërohej me nje mesazh në gjuhën shqipe "kuptojeni mirë kjo nuk është shaka."Të gjitha këto sipas mediave helene janë rrëfyer në polici nga vetë viktima e kësaj dhune, 59 vjecari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.Vetëm pas dy muajsh policia arriti të lironte pengun, duke arrestuar disa prej pengmarrësve, ndërsa disa të tjerë janë ende në kërkim mes të cilëve edhe 3 shqiptarë.Sipas policisë helene shkak i kësaj ngjarje kanë qënë pazaret e prishura të drogës. Vetë viktima e kësaj pengmarrje dhe dhune të tmerrshme është i akuzuar për trafik lëndësh narkotike, ndërsa bashkëpunëtorët e tij e akuzonin për përfitimin e të ardhurave nga shitja e një sasie prej 400 kg hashash që vinte nga Shqipëria .