Ambasadori suedez: Të plotësohet KQZ, me 4 anëtarë nuk siguron proçes normal

Mirëfunksionimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve vazhdon të jetë shqetësimi kryesor për komunitetin ndërkombëtar në vendin tonë. Ka qenë ambasadori suedez, Patrik Svenson, i cili qartazi ka deklaruar se KQZ me katër anëtarë nuk siguron një proces zgjedhor normal.“KQZ duhet të plotësohet me 7 anëtarë që të funksionojë normalisht dhe të kemi zgjedhje të lira. KQZ me 4 anëtarë nuk siguron një proces normal. Nëse nuk plotësohet KQZ, i takon Kolegjit Zgjedhor të vendosë për zgjedhjet. Shqipërisë i intereson të ketë zgjedhje shembullore ”tha Svenson.Nga qyteti i Korçës, Ambasadori Svenson ka komentuar edhe angazhimin, kryesisht deklarativ, të lidervë të partive politike për votimin e tre ligjeve për integrimin.“Më pëlqen që ështëhedhur ideja e miratimit të tre ligjeve. Por miratimi i tre ligjeve duhet të kishte ndodhur kohë më pare.Miratimi i tre ligjeve që Shqipëria të ecë para në rrugën drejt BE-së”u shpreh ai.Ndërkaq kreu i prezencës së Suedisë në Shqipëri ka apeluar forcat politike të tregohen më të matur me fjalorin dhe të ulin tensionin në fushatë.