Promovohet qyteti i Lezhës, nisma "Nise udhëtimin tënd nga Shqipëria"

Destinacioi i radhës i përzgjedhur nga Agjencia Kombëtare e Turizmit për tu promovuar nën moton "Nise udhëtimin tënd nga Shqipëria" ka qenë Lezha. Qyteti me vlerat historike, trashëgiminë kulturore dhe perlat turistike ofron për të gjithë turistët, vendas dhe të huaj, një pasuri për tu vizituar nga të gjithë."Kalaja e Lezhës, varri i Heroit Kombëtar Skënderbeu njëkohësisht dhe vendi i mbajtjes së Lidhjes së Lezhës, janë vetë rrjedha historike në të cilën ka kaluar vendi ynë ndër shekuj" vlerëson drejtoresha e AKT, Brikena Arapaj.Nuk kishte si të shpëtonte pa u vizituar edhe shëngjini dhe plazh i tij i bukur dhe i pastër. Ai fsheh në vetvete plazhe të virgjëra si "Rëra e Hedhur", grykëderdhja e Drinit, qe konsiderohen asete të mrekullueshme e që mahnisin çdo vizitor.Mikpritja dhe kuzhina vendase është një vlerë e shtuar për të vizituar fshatin e shkrimtarit dhe atdhetarit të madh të kombit At Gjergj Fishtës dhe për të shijuar gatimet origjinale të vendit, të cilat lënë me kokën pas nga Lezha çdo turist.