Halimi prezanton projektin, vendimet e Gjykatës Europiane tani online

Të gjithë gjyqtarët dhe avokatët e vendit do të kenë në një portal të veçantë on-line të gjitha vendimet e gjykatës europiane për të drejtat e njeriut. Për Ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi, nisma synon rritjen e cilësisë në vendim pasi ai duhet të jetë i drejtë dhe i pranueshëm për të gjitha palët dhe referimi tek kjo gjykate është një garanci më shume.“As duke sharrë, fyer dhe dhunuar integritetin e gjyqtarëve. Kjo nuk është rruga e duhur, ai nuk është fija e barit për politikanë të dështuar që mbyten. Sistemi duhet të përmirësohet dhe sulmi nuk është rruga e duhur. Rruga e duhur është rruga e reformave, për një gjyqësor të pavarur, të votohen ligjet për gjykatën e lartë, ligje që nuk i lejnë hapësira aktorëve të bëjnë devijime, ligje që e detyrojnë KLD të marrë masa ndërshkuese për gjyqtarët devijantë, reforma që përmirësojnë procedura të shpejta gjykimi, reforma që i bëjnë gjyqtarët profesionistë, si kjo e sotmja, që jam i bindur se do ketë impakt” theksoi Halimi.Halimi në fjalën e tij nuk la pa shigjetuar edhe opozitën,duke sqaruar se ligjet për gjyqwsorin miratohen me pëlqimin e palëve politike.“Por sistemi gjyqësor është i pavarur nga qeveria. Qeveria ka për detyrë të hartojë ligje, të ndërtojë godina, kushte të mira, tu rrite rrogën, ti monitorojë dhe ti çoje për ndërshkim. Ka për detyrë të kujdeset që ata të kenë formimin e duhur. Por ligjet e gjyqësorit duhet të miratohen me pëlqimin e palëve politike dhe ju jeni dëshmimtarë të vështirësive që hasim për miratimin e tyre” tha Halimi.Për ngritjen e këtij portali u nënshkrua edhe një memorandum mirëkuptimi midis Ministrisë së Drejtësisë ,qëndrës AIRE në Londër, shkollës së magjistraturës dhe unionit të gjyqtarëve.