Rama: Sot në Fushë Krujë, prezantojmë skuadrën e Rilindjes

Partia Socialiste prezanton sot kandidatët për deputetë në qarkun e Fushë Krujës.Në një postim në rrjetin social “Twitter”, kreu i PS-së Edi Rama fton të gjithë simpatizantët të marrin pjesë në prezantimin e skuadrës së Rilindjes që sipas tij do të do të ndalë rrënimin e djepit të historisë.“Sonte në 7 Fushë-Krujë! Në shesh me deputetët e Krujës, Namik Dokle dhe Artur Bushi, për ndaljen e rrënimit të djepit të historisë sonë. RILINDJE”, shkruan Rama.Ndërkohë, paraditen e sotme Rama është takuar me një grup peshkatarësh në Durrës.“Një orë me peshkatarët durrsakë që rropaten ditë-natë për bukën e gojës në kushte mizerabël!Respekt&Rilindje për ta!” shkruan Rama në Twitter.