Shtyhet sërish gjyqi ndaj Drian Dajtit, mungonin dy avokatët

Seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit vijon ritualin e zakonshëm të shtyrjeve. Avokatët nuk paraqiten në seancë ndërsa më pas i pandehuri largohet nga salla në shenjë proteste.Në seancën e sotme gjyqësore munguan dy avokatët e caktuar nga Gjykata Klodian Skënderi dhe Valbona Kotorri.E ndodhur në këto kushte Gjykata e ka shtyrë seancën gjyqësore për në 27 maj ndërsa ka caktuar po të njëjtët avokatë për mbrojtjen e Dajtit.Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë prej më shumë se 1 viti  asnjë seancë gjyqësore ndaj të dyshuarit si autor të masakrës së Durrësit.Shumë nga avokatët e caktuar nga trupi gjykues, kanë refuzuar ta mbrojnë Dajtin, ndërsa të tjerë nuk kanë preferuar të paraqiten fare në proces.Ndërkohë që procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajti shënon një prej rekordeve më të mëdha të zvarritjes së një procesi, vetë i pandehuri ka zgjedhur të largohet seance pas seance nga salla duke “ia lidhur” në këtë mënyrë duart drejtësisë.