Halimi, Ramës: Drejtësinë e ktheve në “pazar”, kërko falje ose hesht
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i është përgjigjur akuzave të kryesocialistit Edi Rama për drejtësinë. Në një reagim të tij në rrjetin social fb, Halimi shprehet se një njeri që ka bllokuar cdo reformë për këtë sistem nuk ka sesi të flasë për drejtësinë.“Hipokrizi me te madhe se Rama qe flet për sistemin e drejtësisë nuk ka. Ai qe ka votuar kundër çdo reforme ne drejtësi,ka bllokuar sa ka mundur,është përpjekur sa ka mundur qe drejtësinë ta ktheje ne pazar politik dhe ta trajtoje si një mall qe shitet dhe blihet, te kërkoje falje ose te hesht!” shkruan Halimi.Më herët gjatë ditës, deputetja Vasilika Hysi, nga selia rozë e vlerësoi sistemin e drejtësisë një tjetër dështim të kësaj qeverie.“Kryeministri në ikje do të mbahet mend nga shqiptarët si kryeministri i drejtësisë të mohuar, i drejtësisë të penguar, i drejtësisë të shndërruar në mall, si dhe të drejtësisë të nënshtruar vullnetit të pushtetit të partisë familjare e të korrupsionit.Ky kryeministër e ka përdorur pushtetin për të përfituar përmes padrejtësive duke grabitur pasuritë e vendit, duke grabitur të ardhurat e njerëzve, duke shkelur liri dhe të drejta për të mundur të fitojë qetësinë që i duhet që të sundojë mbi një batak korrupsioni dhe kriminaliteti.Kjo është arsyeja pse sot jo vetëm drejtësia, por edhe siguria janë bërë si ujët e pakët” deklaroi ajo.