Tepelenë, policia parandalon një krim, ndalohet 20-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2013, 08:38
Një sherr mes disa të rinjve për pak sa nuk është kthyer në tragjedi në Tepelenë.Policia e Tepelenës ka deklaruar se ka bërë të mundur parandalimin e një krimi duke bërë të mundur edhe arrestimin e autorit.Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 20-vjeçari Sparti Goshi pasi ka qëlluar me armë ndaj disa të rinjve pas një konflikti për motive të dobta.Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar në njerëz ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.