Përmirësohet gjendja shëndetësore e kreut të degës së PD-së në Shtiqen

Del nga gjendja kritike për jetën kreu i PD të fshatit Shtiqen të Kukësit, Bujar Shehu. Përmirësimi i gjendjes shëndetësore të Bujar Shehut konfirmohet nga mjekët e "Spitalit Amerikan”.Kryetari i degës së PD-së në fshatin Shtiqen të Kukësit u plagos me armë zjarri pas mesnate, ndërsa po kthehej me makinë për në banesën e tij në fshatin Shtiqen.Persona të panjohur e kanë qëlluar me katër plumba automatiku dhe më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja.Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes së kryetarit të PD-së së fshatit Shtiqen, i cili njëkohësisht është edhe drejtori i Bordit të Kullimit të rrethit të Kukësit.Ndërkohë policia e Kukësit po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe për zbardhjen e motiveve të ngjarjes së rëndë.