Zgjedhjet e 23 qershorit, nis zyrtarisht fushata elektorale
Motorët e fushatës u ndezën zyrtarisht. Partitë mund të nisin propagandën në televizione, duke publikuar reklamat e tyre. Fushata zgjedhore do të zgjasë për një muaj, deri më 21 qershor, të premten, deri në orën 24 të mbrëmjes.Një ditë më pas, do të jetë dita e heshtjes elektorale, kur nuk lejohet propaganda politike, ditë e cila i paraprin ditës së zgjedhjeve.Të shtunën, një ditë para ditës së votimit, asnjë parti nuk lejohet të bëjë propagandë politike dhe as më 23 qershor deri në momentin e mbylljes së procesit të votimit.E në fakt, një shëtitje në Tiranë tregon se Partitë politike nuk kanë humbur asnjë minutë duke vendosur reklamat dhe banderolat në rrugët e qyteteve, ku bëjnë thirrje për votën e zgjedhësve.Por dita e sotme është vetëm dita zyrtare e nisjes së fushatës, pasi mitingjet dhe takimet elektorale kanë nisur prej më shumë se dy muajsh. Të gjitha partitë kanë prezantuar pothuajse në të gjithë qarqet kandidatët për deputetë.Për analistin Agim Neza fushata elektorale do të jete e qetë me tensione spordike. Nxehja e temperaturave sipas tij do të vijojë me publikimin e rezultatit të zgjedhjeve.Historia ka treguar se nisja e fushatës nxeh tonet mes palëve, megjithatë deri më tani shqiptarët kanë shijuar vetëm një aperitiv të asaj çfarë i pret deri në 23 qershor. E sigurt është që deri atëhere një pyetje do i shoqërojë shqiptarët kush do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve dhe me çfarë rezultati?