Rama në Rrashbull: Zgjidhje çështjes së pronës dhe legalizimeve

Kreu i PS-së Edi Rama ka zhvilluar sot “Këndin e fjalës” në Rrashbull të Durrësit ku ka prezantuar edhe dy kandiatët për deputetë Ilir Beqja dhe Shkëlqim Troplini.Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama premtoi se gjatë qeverisjes socialiste do t`i jepet zgjidhje problemit të pronës.“Per ne ju jeni të gjithë njerëz dhe ne do të kemi vëmendje për ju çdo ditë. Ne në mandatin që do të marrim nga vota e 23 qershorit do ta zgjidhim këtë çështje. Do bëjmë transparencë për atë grabitje të madhe që i është bërë pronave të shqiptarëve, pronave të përbashkëta dhe pronave private. Ata që kanë dalë pronarë me dhjetëra hektarë në breg të detit, ndërkohë që gjyshërit e tyre kanë parë malin e asnjëherë detin, ato prona do t’i marrin pronarët që e provojnë se janë pronarë me dokumente historike” tha Rama.Sipas Ramës, Berisha i ka gënjyer prej 20 vitesh banorët të cilët e votojnë duke mos u dhënë ende letrat e legalizimit të banesave.Kryesocialisti Rama gjithashtu premtoi se pas 23 qershorit, Partia Socialiste do të bëjë të mundur rilindjen e fshatit i cili sipas tij është i rrënuar."Rrënimi i fshatit ndihet nga të gjithë.Kryeministri nuk thotë se përse pas 8 vjetësh fshati është në këtë gjendje, që në verë thahet për ujë dhe në dimër përmbytet, ndërsa varfëria ka gjunjëzuar banorët. Kemi vendosur t'i kthejmë sytë nga fshati pas 22 vitesh braktisjeje. Sot fshati ka nevojë për një dorë partneriteti dhe mbështetje nga Qeveria", tha Rama.