A do i votojë Rama tre ligjet? Pollo porosit “bastexhinjtë”: Rriskoni shumë

Në vijim të takimeve të tij elektorale Ministri për Inovacionin dhe TIK si dhe njëkohësisht deputeti Genc Pollo është ndalur në Kuçovë dhe në komunën Otllak të Beratit, i shoqëruar edhe nga deputeti tjetër i PD-së, Lefter Maliqi.Në Kuçovë Ministri Pollo pati një takim me mësuesit dhe mësueset e këtij qyteti. Pollo përmendi investimet e bëra në arsim gjatë këtyre viteve të qeverisjes së PD, dyfishimin e pagave të mësuesve dhe tha se në qarkun e Beratit janë ndërtuar 10 shkolla të reja dhe janë rikonstruktuar 90 shkolla egzistuese.Në Otllak Ministri Pollo pati një takim me simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij, Pollo hodhi dhe “bastin” e parë lidhur me mundësinë ose jo që Rama të votojë tre ligjet për integrimin.“Në 4 vjet miratuam 400 ligje për integrimin evropian e statusin kandidat. Veç tre ligjet, ku duhej opozita, u hoqën zvarrë për 8 muaj nga Edi Rama. A do t`i votojë ai të hënën normalisht, edhe si kofini pas të vjeli? Kush vë dot bast 100 mijë lekë rriskon shumë.”