Mourinho nuk është viktima e vetme e presidentit Perez

Lajmi për largimin e Mourinhos në fund të sezonit, i dhënë vetë nga Presidenti Perez, ka bërë jehonë në të gjitha mediat ndërkombëtare, të cilat kanë komentuar marrdhëniet në tre vite mes portugezit dhe drejtuesve të Real apo edhe futbollistit. Gjithashtu nuk kanë kaluar pa u përmendur edhe arritjet e Mourinjos si dhe dështimet e tij në krye te Galaktikëve.Tekniku portuges gjatë aventurës së tij trevjeçare në Madrid fitoi vetëm tre trofe, Kupën e Mbretit në 2011, La Ligën në 2012 dhe SuperKupën e Spanjës në 2012. Ndërsa viti i fundit ishte një dështim total për një nga trajnerët më karizmatik në botën e futbollit por që me "Galaktikët" nuk arriti të fitonte trofeun e shumëdëshiruar, Ligën e Kampionëve.Përveç kësaj, në tre sezone, në krye të pankinës madrilène, "Special One" ka qënë i famshëm edhe për polemikat e bujshme dhe të panumërta.Futbollistë, arbitra, trajnerë, gazetarë, organizma ndërkombëtare, madje dhe futbollistë të vetë Real Madrid kanë qënë pjesë e sulmeve të Mourinjos, por më i famshmi ka qënë përplasja fizike me trajnerin aktual të Barcelonës, Tito Vilanova. Hose Mourinjo i Real Madrid do të kujtohet nga të gjithë në Spanjë si njeriu i polemikave.Largimi i "Special One", nuk është viktima e vetme e Florentino Perez. Gjatë sezoneve të fundit presidenti madrilen ka ndërruar plot tetë trajnerë, jetëgjatësia e të cilëve në krye të madrilenëve ka qënë shumë e shkurtër. Edhe pse ka shpenzuar miliarda euro duke sjellë yje në skuadër dhe duke mos arritur atë që ka dashur, e ka nxjerrë gjithë "mllefin" te teknikët. Ndër emrat më kryesorë që Perez ka larguar nga stoli i madrilenëve janë: Vinsente Del Boske, portugezi Kalos Kueiros, Kamaço, Manuele Pelegrini dhe së fundmi Hoze Mourinjo.