Atletiko Madrid i hap dritën jeshile Falcaos për tu larguar

Pas zërave të shumtë që prej kohësh flisnin për një largim të Falkaos nga radhët e Atletiko Madrid, duket se këtë verë rrugët mes sulmuesit kolumbian dhe klubit kryeqytetas do të ndërpriten përfundimisht. Edhe pse Atletiko arriti të fitonte Kupën e Mbretit në Spanjë, drejtuesit e skuadrës nuk janë në gjendje të refuzojnë ofertat stratosferike që vazhdojnë të vijnë në adresë të një prej sulmuesve më të mirë të momentit.Duke u nisur nga ky fakt, Menaxheri i përgjithshëm i Atletiko Madrid, Gil Marin, ka deklaruar se e ardhmja e Radamel Falkao është plotësisht në dorën e sulmuesit kolumbian dhe do të respektohet çdo lloj vendimi që ai do të marrë gjatë merkatos së verës, ku përfshihet edhe lamtumira e tij e mundshme nga klubi. Falcao do të zgjedhë vetë se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Nëse do të qendrojë në e mirpresim qëndrimin e tij por edhe nëse do të largohet zgjedhja është krejtësishtë e tija", ishin fjalët e menaxherit të klubit madrilenë, i cili la të hapur mundësin e një largimi të kolumbianit."EL Tigre" ka shënuar 28 gola në 33 ndeshje në këtë sezon, duke qenë protagonist absolut si në renditjen në vendin e tretë në kampionat për skuadrën e tij, ashtu edhe në fitoren e Kupës së Mbretit në Spanjë.Lehtësia që ka sulmuesi në gjetjen e rrugës së rrjetës ka bërë që shumë skuadra të kërkojnë blerjen e kartonit të tij. Chelsi dhe Manchester Siti janë dy klubet britanike që prej kohësh kanë shpreur dëshirën për ta patur pjesë të skuadrës.  Përveç dy ekipeve britanike, në garë për të marrë shërbimet e bomberit kolumbian janë edhe dy ekipet franceze PSG dhe Monako. Këta të fundit kërkojnë një rikthim në elitën e futbollit dhe Falkao duket se do të jetë godija e parë. Largimi i tij është i pashmangshëm ndërsa pritet oferta më e mirë që ai të vazhdojë një aventurë të re largë klubit të Atletiko Madrid.