Zjarr në një lokal në zonën e Ish-Bllokut në Tiranë

Është shkrumbuar nga flakët e zjarrit një lokal në qendër të Tiranës, në zonën e njohur si "Ish-Blloku". Lokali u përfshi nga flakët rreth orës 14:15 të ditës së sotme dhe materialet e ambjenteve të tij prej druri dhe kashte favorizuan përhapjen e mënjehershme të zjarrit, duke çuar në djegien e tij në pothuaj 10 minuta.Është dashur angazhimi i 6 automjeteve zjarrfikëse për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve të zjarrit, në mënyrë që të mos përhapej në ambejntet të tjera private apo pallate banimi.Ngjarja shkaktoi panik te qytetarët e shumtë në numër që frekuentojnë lokalet e kësaj zone, por edhe te banorët e pallatit pranë lokalit. Policia ndërhyri për evakuimin për disa minuta të banorëvë të katit të parë të pallatit ngjiturme lokalin.Veç dëmeve materiale fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga ky zjarr. Dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qënë ndonjë shkëndijë elektrike, gjithsesi hetimet vijojnë.