AMC dhuron ekokardiografi për Pediatrinë

Tashmë spitali pediatrik në Tiranë do të ketë një aparaturë e cila do të kontrolloj shëndetin e zemrës tek fëmijët. Ekokardiografia u dhurua prej kompanisë telefonike AMC dhe do të shërbej për të ekzaminuar fëmijë  nga mosha 0 deri në 15 vjeç të cilët kanë probleme me zemrën.Drejtori ekzekutiv i AMC Dimitris Blatsios deklaroi se synimi i tyre është të sjellin inovacion dhe pikërisht për këtë po kontribuojnë në infrastrukturën spitalore që prej disa vitesh.Pajisja e shërbimit të pediatrisë me këtë aparaturë të rëndësishme është realizuar me fondet e projektit “mesazhe shprese” që ndërrmeren nga kompania AMC çdo fund viti. Pikërisht të ardhurat nga sms që abonentët e kësaj kompanie dërgojnë natën e ndërrimit të viteve u dhurohen institucioneve të ndryshme që kujdesen për fëmijët.