Sequi: Zgjedhjet të rëndësishme për procesin e integrimit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi ka theksuar sot se zgjedhjet e 23 qershorit, janë mjaft të rëndësishme për integrimin e vendit  si dhe për funksionimin e institucioneve.Sipas tij, zgjedhjet e 23 qershorit duhet të jenë në linjë me standardet e Bashkimit Europian ndërsa shprehu mbështetjen që BE dha për Shqipërinë, me qëllim që ajo t’i afrohet këtyre standarteve.Ambasadori  Ettore Sequi mori pjesë në nisjen punimeve të burgut në Rec të Shkodrës, ku ishte i pranishëm dhe ministri i Drejtësisë Eduard Halimi.