Kosova: Duhet të merret konsensusi i pacientit para operacionit
Në raste të kryerjes një ndërhyje kirurgjikale që nga apandesiti i thjeshtë e deri tek ndërhyrjet më të komplikuara, si operacioni i gjëndrës tiroide, bërjen e një rezonance, heqjen e bajameve apo intevrentet në sy duhet të merret patjetër pëlqimi i pacientit. Ministria e Shëndetësisë udhëzon që përkatësisht në 5 shërbime në QSUT por dhe më gjerë mjeku para se të bëjë një ndërhyrje tek pacirnti duhet të ketë pëlqimin e këtij të fundit nëpërmjet "Letrës Informative".Përveç kësaj, Ministri i shëndetësisë Halim Kosova kërkon domosdoshmërisht informimin e pacientëve mbi patologjinë, llojin dhe interventin që mund të kryehet. Kjo për të ditur rrezikun ndërsa në raste se pacienntët janë fëmijë, prindërit duhet patjetër të informohen nga mjeku.Autoritet shëndetësore vlerësuan se si "letra Informative dhe marrja e pëlqimit nga pacientët" si dhe "programet për edukimin terapeutik të të sëmurëve me sëmundjet kronike në spital" e vendosin pacientit në qëndër të sistemit shëndetësor.