KQZ, debate për funksionimin e komisioneve të dyta

Shfaqet ngërçi i parë i punës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, vetëm një ditë përpara fillimit zyrtarisht të procesit zgjedhor për 23 qershorin.Përfaqësuesi ligjor i PS-së në Komisionin  Qëndror të Zgjedhjeve Genci Gjonçaj ka akuzuar KQZ-në se nuk po harton aktin normativ për funksionimin e niveleve të dyta e të treta të komisioneve të administrimit të zgjedhjeve, pasi një akt i tillë kërkon 5 vota të anëtarëve të KQZ-së.Ky pretendim është konsideruar i pabazë nga ana e përfaqësuesit të demokratëve Njazi Kosovrasti në komision.Ndërkaq kryetarja e KQZ-së Lefteri Lleshi ka njoftuar se në ba ë të kodit zgjedhor fushata elektorale për partitë politike do të nisë këtë të premte më datën 24 maj.Ndërkaq KQZ-ja ka miratuar ngritjen e 25 vendeve të numërimit të votave, në qarkun e Tiranës, Shkodrës, dhe VNV 58 në Fier,ku kjo e fundit ësHtë shoQëruar me debate në komision.