Bumçi me të dërguarin e OSBE: Të angazhuar për zgjedhje të lira dhe transparente

30 vëshgues afatshkurtër të misionit të ODHIR kanë mbërritur tashmë në vendin tonë dhe janë fokusuar në ndjekjen e proçesit paraelektoral në 15 qendra të administrimit të zgjedhjeve në të gjithë vendin.Ndërsa për monitorimin e plotë të proçesin elektoral pritet që këtë proçes ta ndjekin nga afër edhe 400 vëzhgues të tjerë të cilët do të vijnë në vendin tonë rreth datës 20 qershor tre ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.Burime nga ODIHR bëjnë të ditur se në kulmin e fushatës elektorale, do të hartohet një raport paraprak i fushatës elektorale dhe deklarata e parë për shtyp për të këtë proçes do të jepet në raportin e 24 qershorit një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.Duke iu referuar klimës elektorale, ministri i Jashtëm Aldo Bumçi ka siguruar në një takim përfaqësuesin e asamblesë parlamentare të OSBE z. Roberto Battelli, për angazhimin e qeverisë për mbajtjene proçesit zgjedhor sipas standarteve.Ndërsa nga ana e tij Battelli e vlerësoi pozitive ftesën e Qeverisë për një numër sa të madh vëzhguesish për të ndjekur nga afër proçesin zgjedhor. Delegacioni i asamblesë së OSBE është takuar edhe me kreun e FRD, Bamir Topi, i cili ka ngritur shqetësimin e zhvillimit të fushatës elektorale nga kryeministri dhe kreu i opozitës, ndërsa tha se KQZ është kthyer në një institucion një partiak.Drejtoresha e misionit të ODHIR, Conny McCormack është njohur me shqetësimet e partive politike për proçesin zgjedhor dhe me fushatën elektorale të 23 qershorit.Gjatë takimit me kreun republikan, Fatmir Mediu, ky i fundit e ka njohur me situatën politike në vend, ndërsa drejtoresha e misionit të vëzhguesve është shprehur se ka besim që partitë politike në Shqipëri do të realizojne nje proçes teresisht te rregullt ne zgjedhjet e 23 qershorit, per te qene i pranueshem edhe nga misioni i vezhguesve te OSBE-ODIHR.